Në puntatën e djeshme të “Përputhen” plasi keq sherri mes Melisës dhe Sindit. Sindi u shpreh se Melisa “bën me të gjithë vetëm për një kafe”.

Pas deklaratës së saj, Melisa doli nga studioja dhe shpërtheu në lot në prapaskenë. Të gjithë konkurrentët e tjerë e ndoqën nga pas.

Rreth situatës në fjalë ka reaguar së fundmi dhe Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” dhe një ndër më të komentuarat.

Ajo ka mbështetur Sindin, teksa shprehet se është më e vërteta në program.

“Sindi tha diçka që tashmë dihej që në prezantimin e parë. Mos harrojmë që dielli duket që në lindje. Si në rastin e parë, ashtu dhe në rastin e dytë, çdokush që ka shkuar pas për të ngushëlluar vajzat është fallco.

Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit (Sindin) ka punë me mua! Dhe me mua ta dini nuk dilni pa u lagur”, ka shkruar Shqipja në disa postime në Instastory.

Load More In LAJME

Check Also

Mevlani i bën dhuratën e pazakontë Ledjanës: Mbaje mirë se kemi hasëm në studio, duan të na ndajnë

Mevlani zgjodhi një objekt që “largon syrin e keq” si dhuratë për Ledianën në takimin që p…