Kryeministri Edi Rama tha gjatë një konference për shtyp me gazetarët se qeveria e tij ia ka dalë t’i afrohet mbajtjes së premtimit elektoral për krijimin e 300 mijë vendeve të punës.

“Ne kemi premtuar 300 mijë vende punë, dhe sot duke iu referuar shifrave të regjistrit të punës në republikën e Shqipërisë,” deklaroi kryeministri, duke shtuar se në 7 vitet e fundit janë punësuar 225 mijë shqiptarë.

Gjatë daljes mediatike bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtoreshën e Tatimeve, Delina Ibrahimaj u fol gjithashtu për politikat lidhur me biznesin dhe të ardhurat nga taksat.

Sipas ministres Denaj, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin u rritën me 142% krahasuar me vitin 2013 kur socialistët morën qeverisjen e vendit.

“Nuk ka sesi bizneset të mos ndihen të lehtësuar në raport me 7 vite më parë. Biznesi i vogël 0 taksë, një pjesë e këtij biznesi 0 taksë mbi fitimin, zero TVSH”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më 25 prill, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme, ku qytetarët do të hedhin votën për të zgjedhur mes dhënies së një mandati të tretë socialistëve, apo sjelljen në pushtet të opozitës e cila ka akuzuar për keqqeverisje të vazhdueshme socialistët.

Load More In LAJME

Check Also

Fitojne 200 mijë $ në vit, të rinjtë shqiptarë po bëhen milionerë duke punuar online, dhe pa eksperience mund te fitosh..

Shitja e njohurive profesionale në tregun global, ka pasur një rritje të befasishme gjatë …