Tashme ne kohe pandemie eshte e veshtir te kalosh drejt vendeve te BE nese nuk i ke te rrgeullta dokumentat per te udhetuar keshtu i ka ndodhur dhe diten e sotme nje 24 vjecari ku si rezultat i masve kufizuese dhe shtimit të kontrolleve në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arestuar në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e Policisë pasi do përballen me ligjin.

Ndaj duhet te jemi te kujdesshem para se te udhetoni duhet te jeni pajisur me lejen qe ju nevojitet.

Load More In LAJME

Check Also

Mevlani i bën dhuratën e pazakontë Ledjanës: Mbaje mirë se kemi hasëm në studio, duan të na ndajnë

Mevlani zgjodhi një objekt që “largon syrin e keq” si dhuratë për Ledianën në takimin që p…