E gjendur në ambientet e punës, shefja e Spitalit Infektiv, doktoreshë Najada Çomo, një ndër figurat kyçe të përballjes së sistemit shëndetësor me pandeminë Covid-19, feston sot ditën e saj të lindjes.

Edhe unë kam pak frikë”, Najada Çomo rrëfen detaje për koronavirusin: E kaluam provën – Dosja AL

Çomo është uruar përmes postimeve në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu.

“Edhe 100. Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë Najada Çomon, për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin, që u shfaqën kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë një herë në shekull! Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm! #TëRRALLË”- u shpreh kryeministri.
Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi një urim krahas fotos së profesoreshë Çomos, me lule në duar në korridorin e Spitalit Infektiv.

“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”- thekson Manastirliu.

Load More In LAJME

Check Also

Rudina Magjistarit i ndodh e papritura, të ftuarit shfaqin simptomat e Covid-19 live ne emision

Çifti i kengetareve, Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar në emisionin e Rudina Mag…