Deputetja Rudina Hajdari, uron në ditën e tij të lindjes vëllain e saj të vogël, Azemin, i cili mban dhe emrin e të atit të ndjerë.

“Ashtu si babi, Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon”, shkruan Rudina. Azem Hajdari mban emrin e të atit, pishtarit të demokracisë Azem Hajdari.

“Unë jam e bekuar sepse nuk kam thjesht dy vëllezër por kam mbi të gjitha dy shokë për kokë. Bashkë qeshim e qajmë gjithë çfarë na sjell jeta, sido ta sjellë ne jemi bashkë. Sot, Azemi, vëllai i vogël, ka ditëlindjen dhe dua ti uroj çdo motre në Shqipëri që ti qëllojë një vëlla si Azemi. I dashur, i mirë, i fortë kur duhet forcë e i butë kur duhet qetësi. Ashtu si babi, Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon. Gëzuar i miri i motrës! Jam krenare për ty! @azem__hajdari”, shkruan deputetja.

Load More In LAJME

Check Also

Mevlani i bën dhuratën e pazakontë Ledjanës: Mbaje mirë se kemi hasëm në studio, duan të na ndajnë

Mevlani zgjodhi një objekt që “largon syrin e keq” si dhuratë për Ledianën në takimin që p…